calendar June 26, 2024
Zotërimi i Botimit të Artikujve Shkencorë në Revistat Akademike: Një Seri Seancash me Ekspertë në Universitetin EPOKA
CEC Continuous Education Academic Journal Publication
news-image

Qendra e Edukimit të Vazhdueshëm në Universitetin EPOKA, në bashkëpunim me Lectito Journals, organizoi me sukses një seri trajnimesh prej gjashtë sesionesh të titulluar Zotërimi i Botimit të Revistave Akademike, nga 30 janari deri më 26 qershor 2024. Kjo nismë kishte për qëllim përmirësimin e aftësive të botimit akademik për stafin pedagogjik dhe studentët, duke u ofruar atyre njohuri të vlefshme nga ekspertë të njohur në fushën e botimeve shkencore.

 

Një Eksperiencë e Gjithanshme Mësimore

Seria u hap më 30 janar 2024 me një sesion të zhvilluar nga Profesor Simon Stewart nga Universiteti i Portsmouth, MB. Ky sesion, i mbajtur online, u ofroi pjesëmarrësve një perspektivë nga një redaktor reviste mbi botimin në revista akademike nderkombëtare, duke trajtuar aspekte kyçe si përgatitja e dorëshkrimit, gabimet më të zakonshme dhe strategjitë për përmirësimin e suksesit në botim. Kjo seancë tërhoqi 82 pjesëmarrës nga departamente të ndryshme, duke reflektuar interesin e madh mbi temën.

 

Profesor Stewart u rikthye më 6 mars 2024 për një seancë në kampusin e Universitetit EPOKA. Ai i udhëhoqi pjesëmarrësit mbi procesin e prodhimit të artikujve akademikë nga projekte bashkëpunuese kërkimore, duke theksuar bashkëpunimin dhe koordinimin si elementë thelbësorë në procesin e botimit. Kjo seancë ii angazhoi pjesëmarrësit dhe u ofroi atyre strategji praktike për menaxhimin efektiv të punëve kërkimore.

 

Njohuri Kyçe nga Ekspertë të Njohur

Seria vazhdoi me fokusimin tek struktura e dorëshkrimeve dhe teknikat e shkrimit akademik. Më 25 mars 2024, Profesor David Inglis nga Universiteti i Helsinkit, Finlandë, zhvilloi një seancë online ku diskutoi rëndësinë e organizimit efektiv të një dorëshkrimi. Kjo seancë theksoi koherencën, qartësinë dhe respektimin e udhëzimeve të revistave akademike.

 

Një aspekt thelbësor i botimit akademik—shkrimi në gjuhën angleze—u trajtua nga Dr. Marianela Barrios Aquino nga Universiteti i Portsmouth, MB, më 29 prill 2024. Seancai saj ishte i fokusuar tek studiuesit që nuk janë folës të lindur të gjuhës angleze, duke u ofruar këshilla praktike mbi saktësinë gjuhësore dhe nuancat kulturore të shkrimit akademik. Kjo seancë u vlerësua shumë për përmbajtjen e dobishme dhe relevante.

 

Përmirësimi i Shkrimit dhe Zgjedhja e Revistës së Duhur

Dy seancat e fundit u fokusuan në rafinimin e teknikave të shkrimit dhe zgjedhjen strategjike të revistave akademike. Më 25 qershor 2024, Profesor Ben Highmore nga Universiteti i Sussex, MB, mbajti një seancë të vlefshme rreth formulimit të konceptit dhe fuqizimit të shkrimit akademik për të rritur qartësinë dhe ndikimin e tij.

 

Për të përfunduar serinë, më 26 qershor 2024, Profesor Barry Smart nga Universiteti i Portsmouth, MB, eksploroi procesin e identifikimit të revistës së duhur për botim si dhe përfitimet e anëtarësisë në organizata akademike ndërkombëtare. Kjo seancë u ofroi pjesëmarrësve një udhërrëfyes për sukses afatgjatë në botimin akademik.

 

Suksesi dhe Ndikimi

Seria e trajnimeve ishte shumë efektive, duke kombinuar formatet online dhe në kampus për të maksimizuar aksesin dhe angazhimin. Çdo sesion u prit mirë, me pjesëmarrësit që vlerësuan njohuritë praktike dhe ekspertizën e ndarë nga folësit. Kjo nismë e Qendrës së Edukimit të Vazhdueshëm në Universitetin EPOKA pajisi me sukses stafin dhe studentët me aftësitë thelbësore për botimin akademik, duke forcuar angazhimin e universitetit ndaj ekselencës akademike dhe zhvillimit kërkimor.

 

Përgjigjet pozitive nga pjesëmarrësit theksojnë suksesin e kësaj serie dhe nënvizojnë rëndësinë e vazhdimit të trajnimeve në botimin akademik.


 

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania