Një grup studentësh të programit të Drejtësisë pranë Universitetit EPOKA realizuan një vizitë studimore në Akademinë e Sigurisë, në kuadër të lëndës Kriminalistikë me profesor Gledis Nano.
Rektori i Akademisë së Sigurisë, Prof. Dr. Ilirjan Mandro, mirëpriti studentët dhe shpjegoi procedurën e marrjes së provave në një skenë krimi të inskenuar. Më pas, studentët patën mundësinë të vizitonin nga afër ambientet e Shtëpisë Taktike, ku studentët e Akademisë vënë në praktikë teknikat e marrjes së provës në vendin e ngjarjes.
Falënderojmë profesor Gledis Nano për mundësimin e vizitës, si dhe Rektorin e Akademisë së Sigurisë, Prof. Dr. Ilirjan Mandro, për pritjen e ngrohtë dhe organizimin dinjitoz.
Vizita të tilla ndihmojnë në krijimin e një perceptimi të qartë mbi procesin e marrjes së provave.