Në kuadër të festimeve për Ditën e Tokës, e cila vjen çdo vit më 22 prill, Klubi Sensitive dhe Klubi i Aktivitetëve në Natyrë i Universitetit Epoka po organizojnë një fushatë pastrimi në Kalatën e Prezës. Kjo iniciativë ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mjedisin dhe njëkohësisht kontribuon në ruajtjen e një nga monumentet kulturore më të rëndësishme të rajonit.
Data: E hënë, 22 prill
Ora e nisjes nga kampusi: 14:00
Kohëzgjatja: Rreth 1 orë
Vendndodhja: Kalaja e Prezës
Të gjithë studentët janë të inkurajuar të marrin pjesë. Doreza dhe mjetet e pastrimit do të sigurohen nga organizatorët.
Bashkohuni me ne për një planet më të pastër dhe një të ardhme më të gjelbër. Së bashku mund të bëjmë ndryshimin.