calendar May 5, 2025
Nga Teoria në Praktikë: Një Vështrim nga Balkan Trans Albania mbi Operacionet e Tregtisë Ndërkombëtare
news-image

Kemi kënaqësinë të njoftojmë një leksion të veçantë me të ftuar special, organizuar në kuadër të lëndës Menaxhim i Eksport-Importit, e udhëhequr nga Prof. Dr. Osman Nuri Aras, në bashkëpunim me Zyrën e Planifikimit të Karrierës dhe Alumni-t.

 

Data: E hënë, 5 maj 2025
Ora: 10:00
Vendi: Universiteti EPOKA, Godina E, Salla e Konferencave

 

Të ftuar specialë:
Balkan Trans Albania – një nga kompanitë udhëheqëse në fushën e transportit ndërkombëtar, themeluar në vitin 1992 në Tiranë, me mbi 30 vite përvojë në fushën e transportit kombëtar dhe ndërkombëtar, logjistikës, magazinimit dhe operacioneve portuale.

 

Ky sesion u ofron studentëve të vitit të tretë mundësinë për të bashkëbiseduar drejtpërdrejt me profesionistë të industrisë. Disa nga temat kryesore që do të diskutohen janë:

  • Dokumentacioni i import-eksportit
  • Procesi i zhdoganimit
  • Inkotermat më të përdorura në praktikë
  • Metodat e pagesës në tregtinë ndërkombëtare

 

Diskutimi do të shtrihet edhe në sfidat praktike të sektorit, aplikimet reale të koncepteve të mësuara, si dhe mundësitë që ofron fusha e logjistikës dhe transportit ndërkombëtar.

 

Ftohen të gjithë studentët e interesuar të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga kjo eksperiencë profesionale e vlefshme.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania