Në kuadër të projektit READ me titull “Mbrojtja Juridike e Pakicave: Përputhshmëria e Legjislacionit të Brendshëm Shqiptar me Instrumentet Ndërkombëtare/Të Drejtat e Njeriut”, studentët e vitit të katërt të drejtësisë në Universitetin EPOKA patën mundësinë të ndërthurin njohuritë teorike me përvojën praktike.
Nën kujdesin e Dr. Heliona Bellani, Assoc. Prof. Dr. Bojana Hajdini, Dr. Niuton Mulleti, dhe Assoc. Prof. Dr. Damigela Hoxha (Pedagoge nga Diaspora), studentët zhvilluan një vizitë në Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas. Gjatë kësaj vizite, ata u njohën nga afër me mënyrën se si zbatohen mbrojtjet ligjore për pakicat dhe me rëndësinë që ka ndihma juridike parësore dhe dytësore në garantimin e të drejtave të njeriut.
Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm në lidhjen e dijes akademike me praktikën ligjore, duke forcuar kuptimin e studentëve mbi të drejtat e pakicave në sistemin ligjor shqiptar.
Universiteti EPOKA shpreh mirënjohjen e sinqertë për Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas dhe stafin e saj për mbështetjen dhe bashkëpunimin në formimin e profesionistëve të së ardhmes.