calendar May 22, 2025
Ligjëratë e Ftuar: Zgjidhja e Konflikteve përmes Ndërmjetësimit
LAW Conflict Resolution Guest Lecture
news-image

Universiteti EPOKA ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e seminarit me temë “Zgjidhja e Konflikteve përmes Ndërmjetësimit”, zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit akademik ndërmjet universiteteve.

 

Kemi nderin të mirëpresim dy folëse:

  • Prof. Asoc. Dr. Brunilda Zenelaga, Shefe e Departamentit të Sociologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës
  • Dr. Eglantina Farruku, Pedagoge, Departamenti i Drejtësisë, Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, Universiteti EPOKA

 

Ky seminar do të trajtojë rëndësinë e ndërmjetësimit si një metodë gjithëpërfshirëse, paqësore dhe efikase për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fusha të ndryshme të shoqërisë. Diskutimi do të përqendrohet në mënyrën se si ndërmjetësimi aplikohet:

 

  • Në shërbimet sociale dhe komunitare, si konfliktet familjare apo fqinjësore;
  • Në fushën ligjore, si një alternativë ndaj proceseve gjyqësore në çështje civile, familjare apo të punës;
  • Në sektorin e biznesit, ku ndihmon në zgjidhjen e konflikteve tregtare dhe organizative në mënyrë konfidenciale;
  • Në arsim, ku adreson çështje si konfliktet mes bashkëmoshatarëve apo keqkuptimet mes shkollës dhe komunitetit;

 

Si dhe në qeverisjen vendore, ku lehtëson dialogun ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve për çështje të shërbimeve publike, planifikimit, etj.

 

Seminari do të theksojë se ndërmjetësimi është një qasje fleksibël dhe ndërtuese për zgjidhjen e konflikteve, që mund të përshtatet në një gamë të gjerë situatash dhe sektorësh, përtej atyre të përmendura.

 

Data: E enjte, 22 maj 2025
Ora: 10:00 – 11:00
Vendi: Godina D, D-201, EPOKA University

 

Ftojmë ngrohtësisht studentët, pedagogët, profesionistët dhe çdo person të interesuar në zgjidhjen e konflikteve dhe harmoninë shoqërore të na bashkohen në këtë event të vlefshëm dhe frymëzues.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania