calendar May 20, 2025
Universiteti EPOKA nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi me Autoritetin e Konkurrencës
Albanian Competition Authority Collaboration LAW Open Lecture
news-image news-image news-image news-image news-image news-image news-image news-image news-image news-image

Më 20 maj 2025, Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, z. Denar Biba, zëvendëskryetarja, znj. Ledia Matja, dhe Drejtoresha e Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Tregjeve Prodhues, znj. Mimoza Kodhelaj, zhvilluan një vizitë në Universitetin EPOKA.

 

Delegacioni i Autoritetit të Konkurrencës u prit nga Rektori i Universitetit EPOKA, Prof. Dr. Ahmet Oztas, Administratori, Dr. Esmir Demaj, dhe Shefi i Departamentit të Drejtësisë, Dr. Gentjan Skara.

 

Qëllimi i vizitës ishte nënshkrimi i një Memorandumi Mirëkuptimi ndërmjet dy institucioneve. Ky memorandum synon të forcojë bashkëpunimin mes palëve, të rrisë konkurrencën e lirë dhe efektive, si dhe të krijojë mundësi për trajnimin dhe kualifikimin e studentëve dhe stafit akademik në fushën e konkurrencës.

 

Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, z. Denar Biba mbajti një forum të hapur me temën: “Roli i Autoritetit të Konkurrencës në Sigurimin e një Konkurrence të Lirë dhe Efektive në Treg.”

 

Në fjalën e tij, z. Biba theksoi rëndësinë e konkurrencës në një treg të liberalizuar dhe bëri një përmbledhje të ligjit shqiptar për konkurrencën, duke u ndalur në:

i) karakteristikat e marrëveshjeve kufizuese, 

ii) abuzimin me pozitën dominuese, dhe 

iii) procedurën e gjobitjes.

 

Universiteti EPOKA falënderon Kryetarin e Autoritetit të Konkurrencës, z. Denar Biba, për bashkëpunimin dhe shpreh gatishmërinë për projekte dhe aktivitete të përbashkëta që synojnë rritjen e kulturës së konkurrencës.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania