calendar July 2, 2025
Shkolla Verore "Shqipëria: nga trashëgimia e saj kulturore në procesin e anëtarësimit"
summer school Center for European Studies accession
news-image news-image news-image news-image news-image news-image news-image news-image

Universiteti Epoka organizon Shkollën Verore Ndërkombëtare mbi Rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian

Në kuadër të aspiratave të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, Departamenti i Drejtësisë dhe Qendra për Studime Evropiane në Universitetin Epoka, në bashkëpunim me Centre International de Formation Européenne (CIFE) dhe Qendrën AMAD, organizuan Shkollën Verore ndërkombëtare me temë:
“Shqipëria: Nga trashëgimia kulturore drejt procesit të anëtarësimit”, e cila u zhvillua në ambientet e Universitetit Epoka nga 2 deri më 8 Korrik 2025.

Ceremonia e hapjes u përshëndet nga:

Prof. Dr. Ahmet Öztaș, Rektor i Universitetit Epoka

Voltiza Prendi, Drejtore Ekzekutive e Qendrës AMAD

Marie-France Perdigon, Drejtoreshë e Programit të Universiteteve Verore në CIFE

Shkolla Verore mblodhi së bashku studentë shqiptarë dhe të huaj nga vende të ndryshme si Kanadaja, Belgjika, Franca, Holanda, Norvegjia dhe Australia, duke ofruar një program të pasur akademik mbi rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian. Ligjërues të njohur dhe përfaqësues të shoqërisë civile trajtuan tema kyçe që lidhen me drejtësinë, ekonominë, sigurinë dhe trashëgiminë kulturore.

Përveç pjesës akademike, pjesëmarrësit morën pjesë në vizita studimore në institucione publike dhe patën mundësinë të njihen më nga afër me trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, përmes ekskursioneve në qytetet historike të Durrësit, Krujës dhe Beratit.

Universiteti Epoka falënderon të gjithë partnerët, ligjëruesit dhe pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre në këtë nismë të suksesshme, duke shpresuar në vijimin e bashkëpunimeve të tilla edhe në të ardhmen, për të nxitur dialogun dhe përfshirjen akademike në proceset e integrimit evropian.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania