calendar April 5, 2024
Universiteti EPOKA mirëpret Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, H. E. Z. Karl Bergner
EPOKA University collaboration Germany education
news-image news-image news-image

Më datë 04 Prill 2024, Universiteti EPOKA pati nderin të mirëpresë Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, H. E. Z. Karl Bergner dhe Shefin e Zyrës së Shtypit dhe Kulturës në Ambasadën e Gjermanisë në Tiranë, z. Martin Zickendraht.

 

Gjatë vizitës së tij në Universitetin EPOKA, z. Bergner u prit nga Rektori i Universitetit EPOKA, Prof. Dr. Ahmet Öztaş, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, Assoc. Prof. Dr. Lisen Bashkurti dhe Administratorja e Universitetit “EPOKA”, znj. Gëzime Onat. Prof. Öztaş dha njohuri mbi bashkëpunimin midis Universitetit “EPOKA” dhe disa universiteteve të njohura në Gjermani, duke theksuar mundësitë që Gjermania u ofron studentëve tanë.

 

Ambasadori Bergner u angazhua më tej me një grup studentësh nga Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universiteti “EPOKA”. Gjatë takimit, studentët patën mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre për situatën aktuale politike dhe sociale në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, studentët shtruan disa pyetje mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe pengesat që vendi ynë duhet të kapërcejë për t'u bërë sa më shpejt anëtar i BE-së.

 

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania