20 dhjetor 2023 – Aleanca Botërore e Rinisë Evropë nis Projektin e saj të Shkëmbimit Virtual. Në bashkëpunim me 5 partnerë të tjerë, eventi do të zhvillohet gjatë 3 viteve të ardhshme, nga 1 korriku 2023 deri më 30 qershor 2026. Projekti quhet “Fuqizimi i Dinjitetit Njerëzor të të Rinjve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor”. Në këtë projekt afatgjatë do të bashkëpunojnë 6 vende, të cilët janë:
Gjatë këtyre 3 viteve, ne do të zbatojmë aktivitete online si: Akademia për udhëheqës të rinj dhe punonjës të rinj – Workshop-e online për zhvillimin e aftësive ndërpersonale në fushën e udhëheqjes të të rinjve, Programe Trajnimi të Certifikuar – Grupe diskutimi online mbi temat e dinjitetit njerëzor dhe vlerave të BE, Projekte hibride – Pjesëmarrja online e të rinjve nga 6 vendet në projektet ekzistuese me takime fizike të partnerëve, Sesione të të menduarit kritik dhe kuptimit – vlerësimit të përmbajtjeve mediatike – Trajnime online për të rinjtë, Biseda ndërkulturore – Evente kulturore online për të rinjtë.
Projekti synon të tërheqë më shumë se 500 të rinj nga këto 6 vende partnere gjatë kohëzgjatjes 3 vjeçare. WYA Europe është mirënjohëse për partneritetet dhe rrjetin që vazhdojnë të ndihmojnë planifikimin dhe ekzekutimin e projektit Shkëmbim Virtual dhe pret me padurim që vitet e ardhshme në Evropë të ndërtohen rreth kësaj.