calendar May 21, 2026
📌 Improvizim i Vendit të Ngjarjes – Hetim i një Vrasjeje nga Studentët e Departamentit të Drejtësisë
news-image news-image news-image news-image news-image news-image news-image

 

Në kuadër të lëndës së Kriminalistikës, nën drejtimin e pedagogut Doktorant Gledis Nano, studentët e vitit të pestë të Departamentit të Drejtësisë zhvilluan një simulim profesional të këqyrjes së një vendngjarjeje të një vrasjeje me armë zjarri.

 

Nën mbikëqyrjen e pedagogëve Gledis Nano dhe Gentjan Skara, si edhe të Shefit të Sektorit të Policisë Shkencore, z. Ardi Carkanji, studentët u angazhuan në role të ndryshme profesionale, si oficerë të policisë gjyqësore, ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë kriminalistë dhe laborantë kriminalistikë. Ata realizuan këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kryen të gjitha veprimet procedurale të nevojshme sipas praktikës hetimore.

 

Gjatë simulimit, studentët zbatuan në praktikë njohuritë e fituara në fushën e së drejtës penale, procedurës penale dhe kriminalistikës, duke demonstruar aftësi profesionale dhe bashkëpunim në grup.

 

Në përfundim të aktivitetit, studentët përgatitën dhe dorëzuan dokumentacionin procedural përkatës, së bashku me informacionin e referimit të veprës penale dhe kualifikimin juridik të saj.

 

Universiteti Epoka dhe Departamenti i Drejtësisë shprehin mirënjohjen ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Skënder Hita, Drejtorit të Policisë së Tiranës, z. Elton Alushi, si dhe Shefit të Sektorit të Policisë Shkencore, z. Ardi Carkanji, për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij simulimi profesional.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania