Departamenti i Drejtësisë zhvilloi inaugurimin e Sallës së Gjyqit Simulues. Një hap tejet i rëndësishëm në fuqizimin e praktikës mësimore dhe përgatitjen profesionale të studentëve.
Në kuadër të inaugurimit u organizua edhe një gjyq simulues, ku studentët patën mundësinë të vendosin në praktikë njohuritë teorike, duke zhvilluar aftësi në argumentimin juridik, analizën e çështjeve dhe etikën profesionale.
Kjo sallë synon të krijojë një urë lidhëse mes teorisë dhe praktikës, duke ofruar një përvojë sa më pranë realitetit të profesionit juridik.
Falënderojmë gjyqtarin Sokol Mara dhe lektorin Gledis Nano për kontributin e çmuar, Prof. Asoc. Isa Erbas, Prof. Asoc. Gentjan Skara dhe Dr. Esmir Demaj për vizionin dhe mbështetjen institucionale që e bëri të mundur këtë iniciativë, si dhe të gjithë studentët dhe të ftuarit që e bënë këtë ditë të veçantë.