Më datë 02.09.2022, me iniciativën dhe organizimin e Klubit BackToTheFuture të Universitetit Epoka, u mbajt Forumi i Hapur “Roli dhe ndikimi i medias në demokracinë shqiptare”.
Folësit që dhanë njohuritë e tyre të vlefshme për studentët ishin, i ftuari ynë special, gazetari i mirënjohur, Bledian Koka dhe i yni, Asoc.Prof.Dr.Lisen Bashkurti, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale.
Diskutimi përfshiu dy tema shumë të ndjeshme si ndikimi në media dhe demokracia shqiptare, duke u dhënë studentëve hapësirë për të kërkuar informacione të mëtejshme dhe në përgjithësi duke ofruar një zonë për diskutim. Falenderojmë të ftuarin tonë z.Bledian Koka për kohën e dhënë dhe opinionet dhe analizat e çmuara që ndau me ne.