Ne daten 8 maj, studentët e vitit të dytë të drejtësisë, në kuadër të lëndës së të drejtës administrative, zhvilluan një vizitë studimore pranë Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.
Gjatë kësaj vizite, studentët u njohën nga afër me rolin dhe funksionimin e institucionit, procedurat e ndjekura për mbikëqyrjen e shërbimit civil, si dhe mekanizmat ligjorë që garantojnë zbatimin e parimeve të ligjshmërisë, meritokracisë dhe profesionalizmit në administratën publike.
Diskutimet praktike mbi trajtimin e ankesave, proceset e monitorimit dhe sfidat e administratës publike krijuan një mundësi të vlefshme për të lidhur njohuritë teorike me praktikën institucionale.
Një falënderim i përzemert për stafin e Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për mikpritjen dhe gadishmërinë per ndarjen e përvojës profesionale me studentët tanë.
Vizita të tilla jane nje mjet i rëndësishëm në formimin profesional të studentëve, te cilat mundesojne njohjen nga afer me funksionimin e institucioneve dhe me standardet e administrimit publik në një shtet të së drejtës.