Më 20 maj 2026, studentët e programeve Master në Administrim Biznesi dhe Bankë-Financë, të regjistruar në lëndën BUS 434 – Auditim, patën mundësinë të përfitojnë njohuri të vlefshme nga praktika profesionale përmes një leksioni të hapur të mbajtur nga znj. Danjela Begolli, anëtare e Komitetit të Auditimit të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) dhe Drejtuese e Departamentit të Auditimit në Tirana Bank.
I organizuar në bashkëpunim me M.Sc. Egla Mansi, në kuadër të lëndës së zhvilluar nga Assoc. Prof. Dr. Nargiza Alymkulova, ky leksion u fokusua në funksionimin e Auditimit të Brendshëm, me një vëmendje të veçantë ndaj rolit të tij në sektorin bankar.
Duke u mbështetur në përvojën e saj të gjerë profesionale, znj. Begolli ndau me studentët njohuri praktike mbi rolin kyç që Auditimi i Brendshëm luan në mbështetjen e qeverisjes korporative, menaxhimin e rreziqeve dhe rritjen e efektivitetit organizativ në institucionet financiare. Ajo theksoi se Auditimi i Brendshëm përbën një nga shtyllat kryesore për garantimin e llogaridhënies dhe integritetit operacional, duke u ofruar studentëve një perspektivë të qartë mbi mënyrën se si konceptet teorike zbatohen në praktikën e përditshme bankare.
Falënderojmë sinqerisht znj. Danjela Begolli për gatishmërinë dhe kontributin e saj në ndarjen e përvojës profesionale me studentët tanë, si dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave për bashkëpunimin e vazhdueshëm në pasurimin e përvojës akademike në Universtitetin EPOKA.