Vizita Zyrtare e Rektorit të Universitetit "EPOKA", Prof. Dr. Ahmet Öztaş, në Universitetin e Potsdamit, në Gjermani
Collaboration
TungIdeve
Më 24 shkurt 2025, Rektori i Universitetit “EPOKA”, Prof. Dr. Ahmet Öztaş, zhvilloi një vizitë zyrtare në Universitetin e Potsdamit, në Gjermani, ku ai u mirëprit ngrohtësisht nga Prof. Dr. Oliver Günther, president i Universiteti i Potsdamit, dhe Znj. Larisa Subasic, këshilltare për studimet jashtë Jashtë vendit.
Gjatë takimit, Prof. Öztaş shprehu mirënjohje për mikpritjen e tyre dhe paraqiti një përmbledhje të Universitetit “EPOKA”. Ai gjithashtu dha një pasqyrë të hollësishme për bashkëpunimet shkencore dhe kulturore të ndërmarra midis Universitetit “EPOKA”dhe Universitetit të Potsdamit.
- Universiteti “EPOKA” dhe Universiteti i Potsdamit nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në tetor 2023, i cili shërben si një platformë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si:
- Universiteti “EPOKA” në bashkëpunim me Universitetin e Potsdamit, në Gjermani (Zyra e Transferimit të Teknologjisë - Shërbimi Startup) organizoi një seminar transformues të titulluar "Coaching and Staff Training", organizuar nga Shërbimi Startup i Zyrës së Transferimit të Teknologjisë. Gjatë dy ditëve, në datat 15-16 janar 2024, anëtarët e stafit nga Universiteti “EPOKA” morën pjesë në një përvojë gjithëpërfshirëse që synonte të nxiste një kuptim të përbashkët të sipërmarrjes dhe transferimit të njohurive brenda institucionit.
- Universiteti “EPOKA” në bashkëpunim me Startup Service, Universiteti i Potsdam organizoi Konkursin Dimëror, TUNG IDEVE për gjimnazistët në Tiranë, në datat 21-23 shkurt 2024. Aktiviteti pati pjesëmarrje entuziaste nga 53 nxënës të shkollave të mesme, të organizuar në 12 grupe, duke demonstruar inovacionin dhe aftësitë e tyre sipërmarrëse.
- Universiteti “EPOKA” në bashkëpunim me Startup Service, Universiteti i Potsdam do të organizojë Konkursin Dimëror TUNG IDEVE për gjimnazistët në Shqipëri dhe Kosovë gjatë datave 26-28 shkurt 2025. Në këtë event pritet të marrin pjesë rreth 100 nxënës të shkollave të mesme, të organizuar në 15 grupe.
Më tej, diskutimet u fokusuan në eksplorimin e rrugëve të mundshme për bashkëpunim të mëtejshëm akademik midis dy institucioneve, duke përforcuar angazhimin e tyre për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në arsimin e lartë.