calendar March 6, 2025
Thyerja e Barierrs, Ndërtimi i Ardhmërisë, Fuqizimi i Gruas
WLC_Club EPOKA clubs
news-image

Epoka University, në bashkëpunim me SISAL, Women’s Leadership Club dhe Human Rights Defender Club, po organizon një sesion të veçantë më 6 Mars 2025, ora 10:00 në klasën D201

 

Ky aktivitet synon të ndajë histori suksesi nga profesionistë dhe ekspertë të ndryshëm në Sisal, duke sjellë në vëmendje jo vetëm arritjet e tyre, por edhe sfidat me të cilat janë përballur në fillimet e karrierës së tyre.

Përmes diskutimeve të hapura, studentët do të kenë mundësinë të mësojnë mbi frikërat dhe pasiguritë që shumë të sapodiplomuar përjetojnë, si dhe mbi mundësitë që duhen shfrytëzuar për të avancuar profesionalisht.

 Ky sesion synon të theksojë rëndësinë e të mësuarit nga përvojat e jetës reale dhe të kuptuarit se sfidat janë pjesë e pandashme e rrugës drejt suksesit. Duam të theksojmë se vajzat dhe gratë e suksesshme janë rreth nesh çdo ditë, dhe ato mund të jenë burimi i frymëzimit për brezat e ardhshëm. Historitë e tyre do të shërbejnë si motivim për të rinjtë, veçanërisht për vajzat dhe gratë, që të ndjekin ambiciet e tyre me besim dhe vendosmëri.

 

Ftojmë të gjithë studentët të bashkohen me ne për këtë diskutim frymëzues dhe informues!

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania