calendar February 20, 2025
Dr. Florenc Skuka merr pjesë në takimet e Grupit të Punës dhe të Komitetit të Menaxhimit të ROAR-NET në Sarajevë
#EPOKA #research #algorithms

Dr. Florenc Skuka, Drejtor i Departamentit të Administrimit të Biznesit në Universitetin EPOKA, mori pjesë në Takimin e Dytë të Përgjithshëm të COST Action CA22137 – Rrjeti i Kërkimeve për Algoritmet e Optimizimit të Rastësishëm (ROAR-NET), i cili u mbajt më 18–19 shkurt 2025 në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës, Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky aktivitet dyditor mblodhi së bashku 86 studiues nga 36 vende të ndryshme për të ndarë përditësime, paraqitur punime në zhvillim dhe koordinuar drejtimet e ardhshme në kërkimet e optimizimit. 

 

Takimi përfshiu diskutime të grupeve të punës mbi tema si:

 Modelimi i problemeve dhe përvoja e përdoruesit

Optimizimi i përzier i vazhdueshëm dhe diskret

Optimizimi me një ose shumë objektiva

Pptimizimi në kushte pasigurie

Përzgjedhja dhe konfigurimi i algoritmeve

Vlerësimi krahasues (benchmarking). 

 

Ngjarja përfundoi me një takim të Komitetit të Menaxhimit për të shqyrtuar progresin dhe planifikuar aktivitetet e ardhshme brenda kësaj nisme.

Pjesëmarrja e Dr. Skukës nënvizon kontributin e vazhdueshëm të Universitetit EPOKA në përpjekjet kërkimore bashkëpunuese evropiane në fushat e inteligjencës artificiale dhe optimizimit.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania