calendar August 19, 2026
Listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të Integruara për vitin akademik 2026-2027 për Raundin e Parë të aplikimeve
news-image

Universiteti “EPOKA” shpall listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të Integruara për vitin akademik 2026-2027 për Raundin e Parë të aplikimeve.
 

Të nderuar kandidatë,

Ju mund të shihni listën e kandidatëve fitues për Raundin e Parë të aplikimeve në programet e studimit të ofruara nga Universiteti “EPOKA” duke klikuar programin pёrkatёs si më poshtë:
 

1. Administrim-Biznes  

2. Arkitekturë
3. Drejtësi
4. Ekonomiks

5. Financë-Bankë
6. Informatikë Ekonomike
7. Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Digjital

8. Inxhinieri Kompjuterike
9. Inxhinieri Ndërtimi

10. Inxhinieri Ndërtimi diplomë e dyfishtë me Universitetin Hochshule Mainz - University of Appplied Science Gjermani, ofrohet ne gjuhën angleze

11. Inxhinieri Softueri

12. Kontabilitet dhe Teknologji Financiare
13. Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik

14. Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

 

Data 26 gusht 2026 shënon nisjen e regjistrimit të kandidatëve në një nga programet ku ata janë shpallur fitues. Regjistrimet për raundin e parë përfundojnë më datë 08 shtator 2026. Kandidatët që nuk regjistrohen brenda kësaj date, humbasin të drejtën për t’u regjistruar në këtë raund.

 

KUJDES!

 

Kandidatët që janë renditur brenda kuotave fituese duhet të kryejnë regjistrimin përfundimtar brenda 48 orëve të para të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pra më 26 dhe 27 gusht 2026, pasi në të kundërt, e drejta për t'u regjistruar i kalon kandidatëve që janë në listën pritëse.

 

Ju mund të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve gjatë datave 26 gusht-08 shtator 2026, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar me prokurë të posaçme dokumentet e mëposhtme:

 

a. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);

b. Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave;

c. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (për programet që ofrohen në gjuhën angleze);

d. Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale, e cila do t’i jepet kandidatit nga punonjësi i Sekretarisë Mësimore në Universitetin EPOKA;

e. Tre fotografi personale format dokumenti;

f. Mandatpagesa e këstit të parë të tarifës së studimeve, e cila do të paguhet në llogarinë e mëposhtme:
 

Banka: Intesa Sanpaolo Bank
Emërtimi i Llogarisë: TURGUT OZAL EDUCATION SHA

Nr. i llogarisë (LEK): 20099635307

Euro IBAN: AL23 2081 1008 0000 0200 9963 5307

Swift Code: USALALTR 

 

ose

 

Banka: Raiffeisen Bank
Emërtimi i Llogarisë: TURGUT OZAL EDUCATION SHA

Nr. i llogarisë (LEK): 0081264111

EURO IBAN: AL08202110060000000081264111

SWIFT Code: SGSBALTX
 

Oraret e punës së Sekretarisë Mësimore do të jenë:

26 gusht - 28 gusht 2026       08:10 -16:00

29 gusht - 30 gusht 2026       09:00 -16:00
31 gusht - 4 shtator 2026      08:30 -16:00

5 shtator - 7 shtator 2026      09:00 -16:00

8 shtator 2026                        08:30 -16:00

 

Në rast se ju jeni shpallur fitues në një program që ofrohet në gjuhën angleze dhe nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në testin e anglishtes që do të organizohet në mjediset e Universitetit “EPOKA gjatë muajit shtator-tetor 2026.

 

Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë

 

Admission Office/Zyra e Pranimeve

Tel: +355 4 2222 178 2232 086

Cel: +355 69 61 112 30


E-mail: admissions@epoka.edu.al

 

Kandidatët të cilët nuk kanë rezultuar fitues në Raundin e Parë, mund të aplikojnë gjatë Raundit të Dytë nëpërmjet Portalit të Maturës Shtetërore për programet e Universitetit “EPOKA” ku do të ketë kuota të paplotësuara.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania