calendar August 27, 2026
Universiteti “EPOKA” ka përmbyllur me sukses fazën e parë 48-orëshe të Raundit të Parë të regjistrimeve
maturantët matura
news-image

🗣️ Universiteti “EPOKA” ka përmbyllur me sukses fazën e parë 48-orëshe të Raundit të Parë të regjistrimeve në programet e studimit Bachelor dhe të Integruara për vitin akademik 2026–2027.

Me shumë entuziazëm kemi mirëpritur #maturantët e parë që kanë zgjedhur të nisin rrugëtimin e tyre akademik në Universitetin “EPOKA”. Çdo regjistrim i ri përfaqëson një fillim të ri dhe një hap drejt një komuniteti gjithnjë e më të madh studentësh, të bashkuar nga ambicia, inovacioni dhe dëshira për të ndërtuar të ardhmen.

Falënderojmë të gjithë maturantët dhe familjet e tyre për besimin dhe përzgjedhjen e Universitetit “EPOKA” si destinacionin e tyre akademik.

Fazat e tjera të regjistrimeve vijojnë dhe Universiteti “EPOKA” mirëpret të gjithë maturantët që dëshirojnë të bëhen pjesë e një komuniteti universitar dinamik, ndërkombëtar dhe plot mundësi. 🌍 

🗣️ Për vitin akademik 2026–2027, studentët mund të zgjedhin nga një gamë e gjerë programesh studimi:

Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale
• Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
• Drejtësi - Programi i Integruar 5-vjeçar

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative
• Financë - Bankë
• Ekonomiks
• Administrim Biznesi
• Informatikë Ekonomike
• Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik
• Kontabilitet dhe Teknologji Financiare

Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë
• Arkitekturë” – Programi i Integruar 5-vjeçar
• Inxhinieri Ndërtimi
• Programi i Diplomës së Dyfishtë në Inxhinieri Ndërtimi
• Inxhinieri Kompjuterike
• Inxhinieri Softueri
• Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital

Ju mirëpresim në fazat e tjera të regjistrimeve!
Oraret e punës së Sekretarisë Mësimore: 

📅 26–28 Gusht 2026
⏲️ 08:10–16:00
📅 29–30 Gusht 2026
⏲️ 09:00–16:00
📅 31 Gusht–4 Shtator 2026
⏲️ 08:30–16:00
📅5–7 Shtator 2026
⏲️09:00–16:00
📅8 Shtator 2026
⏲️08:30–16:00

Zgjidh programin tënd. Nis epokën tënde.
📱 069 611 1230
📱 04 223 2086
✉️ admissions@epoka.edu.al

#UniversitetiEPOKA #Regjistrime2026 #StudentiEPOKA #NisEpokënTënde

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania