Universiteti “EPOKA” shpall listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të Integruara për vitin akademik 2024-2025 për Raundin e parë të aplikimeve.
Të nderuar kandidatë,
Ju mund të shihni listën e kandidatëve fitues për Raundin e parë të aplikimeve në programet e studimit të ofruara nga Universiteti “EPOKA” duke klikuar programin pёrkatёs si më poshtë:
1. Administrim-Biznes
2. Arkitekturë
3. Drejtësi
4. Ekonomiks
5. Financë-Bankë
6. Informatikë Ekonomike
7. Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital
8. Inxhinieri Kompjuterike
9. Inxhinieri Ndërtimi
10. Inxhinieri Softueri
11. Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik
12. Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
Data 30 gusht 2024 shënon nisjen e regjistrimit të kandidatëve në një nga programet ku ata janë shpallur fitues. Regjistrimet për raundin e parë përfundojnë më datë 13 shtator 2024. Kandidatët që nuk regjistrohen brenda kësaj date, humbasin të drejtën për t’u regjistruar në këtë raund.
KUJDES!
Kandidatët që janë renditur brenda kuotave fituese duhet të kryejnë regjistrimin përfundimtar brenda 48 orëve të para të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pra më 30 dhe 31 gusht 2024, pasi në të kundërt, e drejta për t'u regjistruar i kalon kandidatëve që janë në listën pritëse.
Ju mund të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve gjatë datave 30 gusht-13 shtator 2024, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar me prokurë të posaçme dokumentet e mëposhtme:
Banka: Intesa Sanpaolo Bank
Emërtimi i Llogarisë: TURGUT OZAL EDUCATION SHA
Nr. i llogarisë (Euro): 20099635306
Euro IBAN: AL50 2081 1008 0000 0200 9963 5306
ose
Banka: Raiffeisen Bank
Emërtimi i Llogarisë: TURGUT OZAL EDUCATION SHA
Nr. i llogarisë (Euro): 0071264111
EURO IBAN: AL23 2021 1006 0000 0000 7126 4111
Oraret e punës së Sekretarisë Mësimore do të jenë:
30 gusht –31 gusht 2024 08:10 -16:00
2-4 shtator 2024 08:30 -16:00
5 shtator 2024 09:00 -16:00
6 shtator 2024 08:30 -16:00
7-8 shtator 2024 09:00 -16:00
9-13 shtator 2024 08:30 -16:00
Në rast se ju jeni shpallur fitues në një program që ofrohet në gjuhën angleze dhe nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që do të organizohet në mjediset e Universitetit “EPOKA”. Për të hyrë në provimin APTIS, ju duhet të kontaktoni me Zyrën e Pranimeve, duke kryer pagesën e tarifës përkatëse.
Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë:
Admission Office/Zyra e Pranimeve
Tel: +355 4 2222 178
2232 086
Cel: +355 69 61 112 30
E-mail: admissions@epoka.edu.al
Kandidatët të cilët nuk kanë rezultuar fitues në Raundin e Parë, mund të aplikojnë gjatë Raundit të Dytë nëpërmjet Portalit të Maturës Shtetërore për programet e Universitetit “EPOKA” ku do të ketë kuota të paplotësuara.