calendar January 13, 2026
Workshop mbi “Aspekte të Shtetit të së Drejtës në Shqipëri nga Perspektiva e Studentëve"
news-image news-image

Më 13 janar 2026, në kuadër të lëndës LAW 101 – E Drejtë Publike, u zhvillua workshop-i me temë “Aspekte të Shtetit të së Drejtës në Shqipëri nga Perspektiva e Studentëve”

 

Aktiviteti shërbeu si një platformë akademike ku studentët prezantuan punime dhe zhvilluan diskutime kritike mbi parimet themelore të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

 

Workshop-i trajtoi çështje kyçe si reforma në drejtësi dhe zbatimi efektiv i ligjit, ndarja e pushteteve, pavarësia e gjyqësorit, sistemi zgjedhor, barazia para ligjit, proporcionaliteti, transparenca dhe llogaridhënia, supremacia e Kushtetutës, pjesëmarrja e qytetarëve, mbrojtja e të drejtave themelore sipas KEDNJ-së, siguria juridike, integrimi evropian, si dhe ndikimi i teknologjisë digjitale në të drejtat e njeriut.

 

Përmes analizave të tyre, studentët reflektuan mbi sfidat aktuale dhe mundësitë për forcimin e sundimit të ligjit. Aktiviteti kontribuoi gjithashtu në zhvillimin e aftësive argumentuese dhe analitike të studentëve në fushën e së drejtës publike.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania