calendar January 16, 2025
Sesion Informues: Angazhimi si ekspert i diasporës
RPO Research and Project Office GIZ
news-image news-image news-image news-image news-image news-image

Zyra e Kërkimeve dhe Projekteve organizoi një aktivitet në bashkëpunim me GIZ më 16 janar 2025. Aktiviteti, i titulluar "Angazhohu si Ekspert i Diasporës," tërhoqi studentë të ciklit baçelor dhe master të interesuar për të eksploruar mundësitë që profesionistët e diasporës të kontribuojnë në zhvillimin e vendeve të tyre të origjinës përmes angazhimeve afatshkurtra vullnetare.

 

Diskutimet u përqendruan në fusha kyçe si barazia gjinore, mbrojtja e klimës dhe shëndetësia, duke frymëzuar pjesëmarrësit të mendojnë se si aftësitë e tyre mund të kenë një ndikim domethënës.

 

Znj. Halisa Prifti, Këshilltare për Angazhimin e Diasporës nga GIZ Albania, mbajti një fjalim informues, duke ndarë përvoja dhe praktika më të mira mbi mënyrat efektive të përfshirjes së profesionistëve të diasporës në projekte zhvillimore.

 

Aktiviteti përfundoi me një sesion interaktiv pyetje-përgjigje, ku studentët patën mundësinë të diskutojnë ide, të shtrrojnë pyetje dhe të krijojnë kontakte me ekspertë të fushës.

 

Ky aktivitet dëshmoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rolin kyç që diaspora mund të luajë në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për vendet e origjinës.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania