Më 20 qershor, përfaqësues nga Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti EPOKA dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Rajonit të Vlorës u mblodhën në ambientet e Universitetit EPOKA dhe mirëpritën Z. Philippe Dubois, Vlerësuesin e Jashtëm të emëruar nga projekti SUCCESS për të vlerësuar statusin aktual të projektit në çdo institucion.
Takimi u përqendrua në temat e mëposhtme:
Rezultatet e çdo Pakete Punes
Vlerësuesi i jashtëm vlerësoi rezultatet e lidhura me secilën paketë pune dhe kërkoi sqarime të mëtejshme mbi përmbushjen e tyre.
Dinamikat e Partneritetit
Analizë e kënaqësisë së partnerëve me strukturën e projektit, komunikimin e brendshëm dhe mjetet e komunikimit brenda partneritetit, transparencën, aksesin në informacion etj.
Ndikimi i projektit
Vlerësimi u përqendrua në ndryshimet pozitive të prodhuara nga projekti SUCCESS për grupet e tij të targetuara (organizatave dhe palëve të interesuara që marrin pjesë). U vlerësua se si projekti i shërben grupit të targetuar në nivel lokal, rajonal, kombëtar dhe/ose europian.
Dëshirojmë të falenderojmë Z. Dubois dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë takim.