Sot, studentët të vitit të dytë të programit bachelor Inxhinieri Kompjuterike në Universitetin EPOKA prezantuan projektet e tyre si pjesë e vlerësimit për kursin CEN215 Programimi i Orientuar në Objekte. Një total prej 44 grupesh studentësh demonstruan aftësitë e tyre në Java duke zhvilluar dhe prezantuar aplikacione inovative që përfshinin teknika të ndryshme të programimit të mësuara gjatë semestrit.
Projektet përfshinin zbatimin e funksionaliteteve të përdoruesve duke përdorur koncepte kyçe si:
Përveç zbatimit të njohurive të përfituara gjatë leksioneve, studentët patën mundësinë të eksploronin në mënyrë të pavarur aftësi të reja dhe të sfidonin veten. Ky projekt jo vetëm që forcoi kuptimin e tyre mbi Java, por gjithashtu ofroi një platformë për zhvillimin e aplikacioneve praktike dhe përmirësimin e aftësive të zgjidhjes së problemeve.
Ky aktivitet nxori në pah krijueshmërinë, ekspertizën teknike dhe përkushtimin e studentëve ndaj zhvillimit të softuerit, duke reflektuar përpjekjet e vazhdueshme të universitetit për të lidhur të mësuarit teorik me përvojën praktike.
Urime të gjithë studentëve për punën e kryer si the lektorëve Dr. Erind Bedalli dhe M.Sc. Edlira Cani për udhëheqjen dhe përkushtimin.