calendar February 7, 2025
Union Financiar Tiranë dhe Universiteti "EPOKA" nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi
Collaboration Career Planning
news-image news-image news-image news-image news-image news-image news-image

Union Financiar Tiranë (UFT) dhe Universiteti "EPOKA" nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi më 07 shkurt 2025. 

 

Marrëveshja e bashkëpunimit midis UFT dhe Universitetit "EPOKA"u nënshkrua nga Z. Elton Çollaku, administratori i UFT dhe Prof. Dr. Ahmet Öztaş, Rektori i Universitetit “EPOKA”.  

 

Marrëveshja e bashkëpunimit midis UFT dhe Universitetit “EPOKA” përfshin bashkëpunim të ndërsjellë në fushat e mëposhtme: 

 

  1. mundësitë e praktikës dhe punësimit për studentët dhe të diplomuarit e “EPOKA” 
  2. Organizimi i përbashkët i projekteve, kërkimeve dhe aktiviteteve; 
  3. Studentët e Masterit do të punojnë teza masteri në fushat e interesit të UFT;
  4. Pjesëmarrje e UFT në Panairin e Karrierës të organizuar nga Universiteti “EPOKA”;
  5. Leksione/forume të hapura të ofruara nga anëtarët e stafit të UFT për studentët e Universitetit “EPOKA”. 

 

Ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm në lidhjet arsimore dhe profesionale midis UFT dhe Universitetit “EPOKA”. Do të krijojë mundësi të reja për studentët dhe stafin, duke rritur bashkëpunimin në fushat akademike, kërkimore dhe të aplikuara.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania