Më 14 janar 2025, një delegacion nga Universiteti EPOKA, i kryesuar nga Rektori, Prof. Dr. Ahmet Öztaş, vizitoi Kolegjet Mehmet Akif në Prizren dhe Gjakovë, Republika e Kosovës.
Delegacioni u prit ngrohtësisht nga autoritetet drejtuese të Kolegjeve Mehmet Akif.
Gjatë kësaj vizite zyrtare, u zhvilluan diskutime produktive me stafin dhe studentët e kolegjeve, duke u përqendruar në mundësinë e një marrëveshjeje bashkëpunimi midis Universitetit EPOKA dhe kolegjeve, me fokus te studentët dhe arsimi i tyre i lartë në të ardhmen.
Kjo takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të projekteve të përbashkëta dhe nxitjes së dialogut të hapur midis dy institucioneve.
Të dyja palët u angazhuan të punojnë ngushtë për iniciativa që mbështesin studentët dhe kontribuojnë në avancimin e arsimit në vendet e tyre përkatëse.