Studentët e vitit të dytë të programit të integruar të drejtësisë pranë Universitetit Epoka kryen një vizitë studimore në ambientet e Shkollës së Magjistraturës.
Kjo vizitë studimore u zhvillua në kuadër të lëndës e "E drejtë e Detyrimeve" me titullar Prof. Dr. Marjana Semini, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.
Gjatë vizitës studimore, studentët u njohën me ambjentet e Shkollës së Magjistraturës dhe me pas diskutuan çështje të ndryshme ligjore lidhur me kalimin e pronësisë, si dhe vështirësitë që paraqiten në zgjidhjen e rasteve me kontrata atipike.
Falenderojmë gjytaren Prof. Dr. Marjana Semini dhe Shkollën e Magjistraturës për këtë mundesi.