Në Ditën e Konkurrencës, 5 dhjetor 2025, Autoriteti i Konkurrencës organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për konkursin e eseve, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të UT, si dhe me:
- Fakultetin e Ekonomisë – UT
- Universitetin Epoka
- Universitetin Mesdhetar
- Universitetin Europian të Tiranës
- Kolegjin Universitar Qirjazi
Gjatë aktivitetit, Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, z. Denar Biba, mbajti një leksion të hapur mbi sfidat e tregjeve dinamike dhe rëndësinë e konkurrencës së ndershme.
🏆Studenti Fabjan Meka fitoi çmimin si eseja më e mirë në konkursin e eseve në të drejtën e konkurrencës në kategorinë “Teknologji Informacioni”. Në esenë e tij, Fabjani shpjegonte impaktin e algoritmeve në pabarazinë ndërmjet ndërmarrjeve të vogla dhe gjigantëve digjital.
I urojmë suksese Fabjanit dhe përgëzime Autoritetit të Konkurrencës në organizimin e këtij eventi ndërgjegjësim për të drejtën e konkurrencës në Shqipëri.👏