Përgjegjësi i Departamentit të Drejtësisë, Dr. Gentjan Skara mori pjesë në Konferencën “30 vite Partneritet dhe Progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 21 tetor, 2025.
Konferenca u organizua në tre tryeza diskutimi, të ndara në tre panele të ndryshme. Dr. Skara ishte i ftuar në panelin e tretë me temë “Drejtësia Kushtetuese” i cili u fokusua mbi drejtësinë kushtetuese dhe rolin e saj në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjeve dhe akteve të tjera normative në Shqipëri, pavarësinë e gjyqësorit, hartën gjyqësore, integritetin dhe profesionalizmin.
Pjesë e panelit ishin z. Darian Pavli, Gjyqtar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut për Shqipërinë, z. Philip Dimitrov, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Ish-anëtar i Komisionit të Venecias, Bullgari, z. Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, znj. Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, znj. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit të Shqipërisë, znj. Aurela Anastasi, Pedagoge e të Drejtës Kushtetuese, Universiteti i Tiranës, znj. Fiona Papajorgji, Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.
I urojmë suksese të mëtejshme Dr. Skarës në jetën profesionale dhe akademike.